Ngjarje makabër në Greqi, shqiptari gjendet prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të makinës

Diaspora

Ngjarje makabër në Greqi, shqiptari gjendet prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të makinës

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Një ngjarje makabër është zbuluar këtë të premte në Greqi. Një shqiptar u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një automjeti. Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.

Sipas raportimeve, makina ishte vjedhur në zonën e Atikës në Athinë dhe targat ishin të falsifikuara. Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar ende, kishte tre ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. 

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat