Igli Shano, 29-vjeçari i cili vrau një 58-vjeçar në Greqi ka deklaruar para autoriteteve se ky i fundit i pengoi rrugën dhe i hodhi spraj djegës në fytyrë.
Shqiptari nga Bilishti akuzohet për vrasjen e një burri në bashkëpunim me dy shokë të tjerë të cilët e goditën greku vazhdimisht.
Mediat greke raportojnë se makina e 58-vjeçarit ishte gjakosur e gjitha dhe xhami i përparmë i automjetit ishte thyer.
Dyshohet se debati ka nisur fillimisht për çështje parakalimi me makinë ndërsa kjo ka agravuar situatën e cila përfundoi në vrasje. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.