3,5 tonë drogë nga Amerika Latine, çmontohet karteli italo-shqiptar i kokainës; 28 të arrestuar

Diaspora

3,5 tonë drogë nga Amerika Latine, çmontohet karteli italo-shqiptar i kokainës; 28 të arrestuar

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi, i cili ishte i lidhur me furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine, është goditur ditën e sotme.

Kokaina me vlerë mbi 27 milionë euro vinte nëpërmjet anijeve kontejnerë në Lombardi.

Guardia di Finanza ka lëshuar urdhër-arrest kundër 28 të dyshuarve, 25 prej tyre me burg dhe tre në arrest shtëpiak.

Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të përbërë nga pjesëtarë të “Ndranghetës së Lokridës”, klanit Barbaro, të cilët bashkëpunonin me qarqet kriminale shqiptare.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, me ndihmën e qenve të parave dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”.

Hetimi i DDA-së, i kryer nga GICO (Njësia e Operacioneve Speciale) e Guardia di Finanza ka zbuluar një trekëndësh marrëveshjesh midis anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar në Kalabri, Lombardi dhe Kampania, që synonin lehtësimin e importimit të sasive të mëdha të narkotikëve nga Amerika e Jugut.

Rrjeti kriminal duke përdorur pajisje të sofistikuara të mesazheve të koduara, shfrytëzoi “kontaktet e drejtpërdrejta me ndërmjetësit dhe furnizuesit shqiptarë të kokainës nga Amerika e Jugut”.

Droga mbërriti me anije në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre duke përdorur të ashtuquajturën teknikë “grabitjeje”, ku droga fshihet brenda kontejnerëve të përdorur për transport të ligjshëm tregtar nga deti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat