Tentuan ta kalonin drejt Greqisë, arrestohen me 47 kg kanabis dy shqiptarë në Igumenicë

Diaspora

Tentuan ta kalonin drejt Greqisë, arrestohen me 47 kg kanabis dy shqiptarë në Igumenicë

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 18:14
Policia greke gjeti në makinën e tyre me targa shqiptare 46 pako me kanabis të papërpunuar

Dy shqiptarë janë arrestuar në Igumenicë, Greqi, nën dyshimin e trafikut të drogës.

Siç raportohet, policia greke gjeti në makinën e tyre me targa shqiptare 46 pako me kanabis të papërpunuar, të fshehura në bagazh dhe sediljet e pasme, me një peshë totale 47 kg e 550 gr.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një shumë prej 550 eurosh.

Ndërkohë të arrestuarit do të paraqiten para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat