Gjenerali i maleve të Kosovës, Isa Boletini ka mbërri në Nju Jork

Diaspora

Gjenerali i maleve të Kosovës, Isa Boletini ka mbërri në Nju Jork

Nga: Skënder Karaçica Më: 1 dhjetor 2025 Në ora: 08:20
Isa Boletini

Për një shekull,diaspora shqiptare në Amerikë, ishte në krah të atdheut e të kombit shqiptar dhe në kërkim për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.Në shekullin e kaluar,në Amerikë është dëgjuar fjala në të gjitha demonstratat për liri dhe demokraci  për ndryshimin e sistemit të regjimit në Shqipëri dhe,projekti kombëtar në dyert e shtetit të Amerikës në Vashington(Kongres e Senat)për të shpetuar nga regjimi i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq të Serbisë pushtuese e ripushtuese të Kosovës.

Diasporën shqiptare në Amerikë e ka frymëzuar historia e gjeneralit  të maleve të Kosovës,Isa Boletini,me pushkë kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia e parë (1913)dhe pushtimi i dytë pas të ashtuquajtur luftës,,nacionale çlirimtare,,të regjimit komunist të Jugosllavisë në vitin 1945.

Për këto vite,diaspora shqiptare është integruar në institucionet e shtetit,në biznes,në shkollimin universitar të brezit të ri dhe,në bashkëpunim me miqtë tanë kongresmenë e senatorë në Vashington ,ku të dyja shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova,tashmë janë bërë adresa e miqësisë së përjetshme.Në nderim të festës së Flamurit Kuqezi-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë,në Staten Island në Nju Jorik ,përurohet rruga me emrin e gjeneralit të maleve,,Isa Boletini,,

Kremtimi i festës së Flamurit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë u bë edhe më madheshtore kur gjenerali i maleve të Kosovës,Isa Boletini ka mbërri në Staten Island në Nju Jork.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat