Mafia shqiptare në dyshime/ Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Diaspora

Mafia shqiptare në dyshime/ Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 12:18
Kapen 3.4 tonë kokainë në qytetin e Piruas, në Peru

3.4 tonë kokainë janë sekuestruar në një operacion antidrogë të policisë në Peru, që si destinacion final kishte Belgjikën.

Lënda narkotike e kapur gjatë së shtunës ishte fshehur në një ngarkesë me banana dhe ishte e ndarë në 3 mijë pako.

Operacioni i kryer u udhëhoq nga DEA amerikane, ndërsa rajoni ku u zhvillua njihet në Peru si më i madhi i kultivimit të kokainës.

Për këtë ngarkesë të kapur, në pranga përfundoi një person i cili u ndalua në qytetin e Piruas, në Peru.

Në një deklaratë zyrtare, përfaqësues të policisë peruane thanë se droga ishte 98% e pastër, ndërsa në treg vlera e saj përllogaritet rreth 68 milionë dollarë.

Nga hetimet e deritanishme, kokaina që destinacion kishte Belgjikën ka pas saj një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës janë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa tregtimin e saj në Europë, po sipas policisë vendase, dyshohet se e bënin kartele meksikane ose shqiptare.

Lidhja e shqiptarëve me grupet kriminale të trafikut të drogës në Peru është ekspozuar edhe më parë falë operacioneve të zhvilluara nga autoritetet ndërkombëtare, por jo vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat