Kishat Katolike të shqiptarëve në Amerikë kremtojnë Krishtlindjet mes gëzimit të madh të mijëra besimtarve

Diaspora

Kishat Katolike të shqiptarëve në Amerikë kremtojnë Krishtlindjet mes gëzimit të madh të mijëra besimtarve

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 19:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

NJU JORK : Krishtlindjet këtë vit mbushën përplot kishat shqiptare në SHBA dhe Kanada me gëzim të pamatë shpirtëror. Mijëra besimtarë u mblodhën në meshën e mesnatës, duke krijuar një atmosferë festive plot dritë dhe bashkim familjar në Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, Kishën e Shën Palit dhe Zoja Pajtore në Michigan, si dhe Kishën Katolike të Shqiptarëve në Toronto, Kanada. 

Kjo festë e përbashkët solli një ndjenjë të thellë besimi dhe dashurie, duke tërhequr mijëra e mijëra besimtarë drejt një nate magjike,  ku heshtja solemne priti lindjen e Shëlbuesit.

Nën dritat shumëngjyrëshe spektakolare që zbukuronin altarët, lulet dhe simbolet festive që jepnin solemnitet të madh, kishat ishin të  mbushura plot me besimtarë të devotë. 

Mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes, mbajtur të mesnatën e të mërkurës, 24 dhjetor, dhe deri në të gdhirë 25 dhjetori, u transmetua live në web-streamet e këtyre kishave, duke treguar  familjare të mbledhur në heshtje të plotë gjatë këtijë celebrimi tradicional të përvitshëm.

Famullitari Dom Pjetër Popaj, i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës , u drejtua besimtarëve: “Ju keni një ndjenjë të veçantë dashurie e besimi, duke qëndruar deri në lindjen e Shëlbuesit tonë për të festuar me familjen”. 

Ndërkohë, që ai shtoi se festat si kjo na japin energji të re: “Sikurse shihet lindja e Krishtit në zemrat tona! Duke na bërë edhe më të gëzueshëm dhe më të fortë”. “Sa më shumë që jemi përgatitur këto katër javë, aq më shumë ndiejmë realitetin e lindjes së tij në zemrat tona”, theksoi Dom Pjetri, duke kujtuar se në ditën e Krishtlindjes nuk ka ankesa, por vetëm falënderime: “Faleminderit Zot për gjithçka!”.

Në fund, Dom Pjetër pasi u lutë për të gjithë ata të sëmurë , shërim të shpejt, u lutë edhe për shpirtin e të gjithëve atyre në amshim. Ai falënderoi kontributorët për zbukurimet, lulet, simbolet festive dhe ndriçimin spektakolar, që dhanë bukurinë e duhur kësaj kremteje të madhe, si dhe të gjithë besimtarët për devotshmërinë e tyre. 

Ndërsa përcolli mesazhin e Krishtëlindjes :

 “Të gjithë të gëzuar dhe të bekuar! 

Zoti ua shpërbleft të gjithëve! Urime dhe Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet!”. 

Dom Pjetri i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës njoftoi se ditën e sotme, 25 dhjetor 2025, do të mbahen dy mesha në mesditë, në orën 12 dhe 1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat