U plagosën në atentat në Greqi në restorantin e tyre, kush janë shqiptarët babë e bir që u sulmuan dhe detajet e ngjarjes!

Diaspora

U plagosën në atentat në Greqi në restorantin e tyre, kush janë shqiptarët babë e bir që u sulmuan dhe detajet e ngjarjes!

Më: 12 janar 2026 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shqiptarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 janar), në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70”, në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç (foto poshtë) dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70-vjeçar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosuri janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat