Operacion antidrogë, 4 të arrestuar mes tyre edhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen 6 kg kanabis dhe 20 mijë euro

Diaspora

Operacion antidrogë, 4 të arrestuar mes tyre edhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen 6 kg kanabis dhe 20 mijë euro

Më: 30 janar 2026 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një operacion i gjerë antidrogë i policisë greke është zhvilluar në Athinë, duke çmontuar një rrjet të organizuar të trafikut të narkotikëve.

Sipas mediave greke, në qendër të goditjes ka qenë një organizatë greko-shqiptare, e cila ushtronte aktivitetin e saj kriminal kryesisht në zonën përreth Kampusit Universitar të Zografou-t.

Gjatë operacionit janë arrestuar katër persona, dy prej të cilëve shtetas shqiptarë. Autoritetet kanë sekuestruar rreth 6 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, shumën prej 20 mijë eurosh, si dhe disa telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Burimet bëjnë me dije se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe shtrirjes së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat