Rasti tragjik në Austri, flasin nga Policia e Vjenës – Këta janë viktimat, shtetas të Kosovës

Diaspora

Rasti tragjik në Austri, flasin nga Policia e Vjenës – Këta janë viktimat, shtetas të Kosovës

Më: 17 mars 2026 Në ora: 21:13 Përditësuar në ora: 22:09 më 17.03.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe familjet e tre viktimave të tjera pas tragjedisë në Vjenë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të qytetarit nga Klina e Poshtme, Pajtim Bajrami, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se kjo humbje e rëndë prek jo vetëm familjen, por edhe gjithë ata që e njohën, duke lënë një boshllëk të madh te të afërmit e të ndjerit.

Ai shprehu ngushëllime edhe për familjet e tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën në të njëjtin incident.

"Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombasit tonë, Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë. Kjo humbje e rëndë na prek të gjithëve duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes Bajrami, si dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën po në këtë tragjedi. Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda", shkroi Lushtaku.

4 shqiptarë nga Kosova dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake.

E si pasojë e këtij aksidenti katër shqiptarë nga Kosova kanë vdekur.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Një nga viktimat është identifikuar si Pajtim Bajrami.

Vdekjen e këtij të fundit e kanë konfirmuar familjarët e tij.

E rëndë: I riu nga Kosova humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë

Një rast i rëndë është shënuar sot në Vjenë të Austrisë.

Mërgimtari nga Kosova, Pajtim Bajrami humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.

Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët nuk dhanë ndonjë informacion shtesë se kur do mbahet ceremonia e varrimit e Pajtimit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të mixhës babës Pajtim Bajrami i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat