Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 50-vjeçar shqiptar i identifikuar si Dritan Qafa, ka qëlluar të hënën me armë pronarin 75-vjeçar dhe punëtoren e këtij fundi.
Mediat italiane bëjnë me dije se Qafa sulmoi pronarin e tij 75-vjeçar, i cili përfundoi në spitalin dhe më pas qëlloi dy herë nga një pushkë e prerë drejt punëtores shtëpiake të burrit, një 63-vjeçare. Ajo arriti të fshihej pas një dere, por xhami u thye, duke i shkaktuar lëndime në krah.
Pasi kreu aktet e rënda, 50-vjeçari shqiptari u ngujua në banesën e tij, ndërsa policia e rrethoi.
Edhe orët e gjata të diskutimeve me një negociator të policisë nuk dhanë asnjë dobi. Kështu, në fund të pasdites, oficerët e UOPI-t, specialistë në këto situata, mbërritën në Vigevano dhe brenda pak minutash u hodhën në veprim, duke hedhur fillimisht një granatë zhurmuese dhe më pas duke e goditur Qafën me një armë zjarri me taser. Pas kësaj, ai u arrit që të arrestohej.
Qafa rezulton një person me precedentë penal, pasi dy vite më parë kishte qëlluar një fqinj egjiptian me një plumb në kokë pas një grindjeje dhe kërcënoi se do t'i merrte jetën vetes.
Shqiptari do të përballet me akuzat për tentativë vrasjeje të dyfishtë , posedim të paligjshëm të një arme zjarri , hyrje pa leje dhe rezistencë ndaj arrestimit.