(Shkas për këtë postim u bë një shkrim në gazetën RomaToday, në rubrikën “Ekonomia”, i datës 14 prill 2026, mbi shitjen e Pallatit Skënderbeu. Megjithatë, dua të theksoj se të parët që më kanë dhënë shtysën për të mbrojtur identitetin e këtij pallati kanë qenë Princi Aleksandër Castriota Scanderbeg dhe gjykatësi Gennaro Francione, të cilët që në vitin 2004 nisën një betejë për marrjen e këtij pallati, me qëllimin që ai t’i kthehej shtetit shqiptar.
Për këtë çështje, me z. Alessandro kam zhvilluar një intervistë, të publikuar në gazetën “Rrënjët” në vitin 2004. Duke u bazuar në përpjekjet e tij të vazhdueshme për këtë pallat, si dhe në materialet dhe dorëshkrimet e shumta që ai zotëronte nga paraardhësit e tij të cilat i botoi në një vepër voluminoze u binda për lidhjen e tij të fortë familjare.
Njëkohësisht, fakti që ai banonte dhe vazhdon të banojë në vendin ku dikur ndodhej kështjella e Gjonit, e dhuruar nga mbreti Ferdinand i Napolit, më përforcoi bindjen se Princi Alessandro, së bashku me vëllain dhe motrën e tij, përfaqësojnë degën më të afërt me familjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu).
-Para disa kohësh kam publikuar një letër të hapur me synimin që Pallati Skënderbeu të shndërrohej në një objekt historik, kulturor dhe muzeal, si dhe në një hapësirë të dedikuar për aktivitete të komunitetit arbëresh dhe për takime diplomatike ndërmjet shtetit shqiptar dhe vendeve të tjera. Megjithatë, askush nuk më dëgjoi.
Për të nderuar heroin tonë dhe atdheun mëmë Shqipërinë dëshiroj t’ju informoj se ky objekt është shitur sërish, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. Pikërisht këtu qëndron këmbëngulja ime: a nuk jemi ne, arbëreshët të kudo nfodhur në gjendje të tregojmë interes dhe përkushtim që ky pallat t’i kthehet atdheut mëmë të Skënderbeut? Nëse vihen në lëvizje të gjithë mekanizmat e nevojshëm, jam i bindur se ky pallat, i cili flet kaq shumë për ne arbërorët kudo që ndodhemi, do të marrë patjetër drejtimin e duhur, ashtu si dikur në Mesjetë.
Është në interesin kombëtar që Pallati Skënderbeu, kjo ndërtesë e shekullit XV, e vendosur pas Fontanës së Trevit të rikthehet në vlerën dhe kuptimin që kishte në vitin 1466, kur Papa ia dhuroi heroit tonë.
Ndërkohë, sot lexojmë në një gazetë se ky objekt, më parë në pronësi të familjes Toti, tashmë ka kaluar në pronësi të Grupit Ginobbi.
Duke ju referuar fakteve te asaj kohe historia shekullore e pallatit flet me gjuhen e fakteve. Ne hyrje te ndërtesës (siç shihet dhe ne foto) ndodhet portreti i princit shqiptar Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu. Ky fisnik erdhi në Romë në vitin 1466 për t’u pritur nga Papa ia cili i kërkoj ndihmë në luftën kundër Perandorisë Osmane. Piktura u realizua për të kujtuar se Kastrioti qëndroi pikërisht aty, por askush nuk përmend se Papa, për të nderuar heroin tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu për veprat e tij ne sherbim te kristianizmit ia dhuroi këtë ndërtesë, gjë që dëshmon dhe vetë portreti i tij i vendosur mbi hyrje.
Palazzo Scanderbeg a Roma: simbolo dei rapporti antichi e sinceri tra albanesi e italiani.
(Lo spunto per questo post è stato un articolo pubblicato sul quotidiano RomaToday, nella rubrica “Economia”, in data 14 aprile 2026, riguardante la vendita di Palazzo Scanderbeg. Tuttavia, desidero sottolineare che i primi a darmi l’impulso per difendere l’identità di questo palazzo sono stati il Principe Alessandro Castriota Scanderbeg e il giudice Gennaro Francione, i quali già nel 2004 avviarono una battaglia per il recupero di questo edificio, con l’obiettivo di restituirlo allo Stato albanese.
Su questo tema ho realizzato un’intervista con il sig. Alessandro, pubblicata nel 2004 sul giornale “Rrënjët”. Basandomi sui suoi continui sforzi per il palazzo, nonché sui numerosi materiali e manoscritti ereditati dai suoi antenati da lui raccolti e pubblicati in un’opera voluminosa mi sono convinto della solidità del suo legame familiare.
Inoltre, il fatto che egli abitasse e continui ad abitare nel luogo dove un tempo sorgeva il castello di Giovanni, donato dal re Ferdinando di Napoli, ha rafforzato la mia convinzione che il Principe Alessandro, insieme al fratello e alla sorella, rappresenti il ramo più vicino alla famiglia di Giorgio Castriota Scanderbeg).
-Tempo fa ho pubblicato una lettera aperta con l’obiettivo che Palazzo Scanderbeg venisse trasformato in un edificio storico, culturale e museale, nonché in uno spazio dedicato alle attività della comunità arbëresh e agli incontri diplomatici tra lo Stato albanese e altri Paesi. Tuttavia, nessuno mi ha ascoltato.
Per onorare il nostro eroe e la nostra madrepatria Albania, desidero informarvi che questo edificio è stato nuovamente venduto, così come era già accaduto in passato. Proprio qui risiede la mia insistenza: non siamo noi arbëresh, ovunque ci troviamo, in grado di dimostrare interesse e impegno affinché questo palazzo ritorni alla madrepatria di Scanderbeg? Se tutti i meccanismi necessari verranno messi in moto, sono convinto che questo palazzo, che parla così tanto a noi arbërorë ovunque siamo, prenderà sicuramente la giusta direzione, come accadeva un tempo nel Medioevo.
È nell’interesse nazionale che Palazzo Scanderbeg, questo edificio del XV secolo situato alle spalle della Fontana di Trevi, ritorni al valore e al significato che aveva nel 1466, quando il Papa lo donò al nostro eroe.
Nel frattempo, oggi leggiamo su un giornale che questo edificio, precedentemente di proprietà della famiglia Toti, è ora passato al Gruppo Ginobbi.
Facendo riferimento ai fatti di quell’epoca, la storia secolare del palazzo parla con il linguaggio delle evidenze. All’ingresso dell’edificio (come si vede anche nella foto) si trova il ritratto del principe albanese Giorgio Castriota, noto come Scanderbeg. Questo nobile giunse a Roma nel 1466 per essere ricevuto dal Papa, al quale chiese aiuto nella guerra contro l’Impero Ottomano. Il dipinto fu realizzato per ricordare che Castriota soggiornò proprio lì; tuttavia, nessuno menziona che il Papa, per onorare il nostro eroe Giorgio Castriota Scanderbeg per le sue opere al servizio del cristianesimo, gli donò questo edificio, come dimostra anche il ritratto posto sopra l’ingresso.