Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik!

Diaspora

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik!

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 11:32
Protesta në Itali

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë po artikulojnë revolucionin dhe largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij, nuk po ndodhin vetëm në Tiran dhe Shqipëri, por edhe në diasporë.

Pas tubimeve të organizuara ditën e djeshme në Berlin dhe Mynih, bashkëatdhetarët tanë janë mbledhur sot edhe në Itali, ku kanë bërë thirrje për largimin e kreut të qeverisë Rama.

Të pranishëm në protestë, ashtu si edhe në tubimet në mbare Shqipërinë, kanë qenë edhe familje dhe fëmijë.

Organizatorët theksuan se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke e cilësuar mobilizimin e diasporës si një mbështetje të fortë për kauzën e nisur në Shqipëri.

Ata u bënë thirrje bashkëatdhetarëve që të bashkohen në tubimet e ardhshme, me kërkesën për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat