Një përleshje e dhunshme mes tre shtetasve sirianë dhe tre shtetasve të Kosovës në Graz të Austrisë ka përfunduar me dënime nga gjykata, pas një incidenti që ndodhi në shkurt në një pikë karburanti në lagjen Lend.
Sipas mediave austriake, konflikti dyshohet se nisi nga një mosmarrëveshje personale dhe u përshkallëzua në dhunë fizike me grushte, shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera.
Pamjet e sigurisë treguan edhe përdorimin e një automjeti në mënyrë të rrezikshme gjatë incidentit, ndërsa një person pësoi lëndime të rënda në sy.
Gjykata dënoi të gjashtë të përfshirët, me dënime më të lehta për tre shtetasit e Kosovës dhe më të rënda për tre shtetasit sirianë, deri në disa vite burgim.