Publikohet foto e 35-vjeçarit shqiptar të vrarë me plumb në kokë në Itali, ku dyshojnë hetuesit

Diaspora

Publikohet foto e 35-vjeçarit shqiptar të vrarë me plumb në kokë në Itali, ku dyshojnë hetuesit

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 21:22
Ferdinant Hoti

Është publikuar fotografia e 35-vjeçarit shqiptar, i cili i gjet i vrarë brenda një automjeti që më pas ishte hedhur në një lumë në Itali.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Kurbini, Ferdinant Hoti. Trupi i pajetë u gjet brenda makinës në lumin Tergola të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se Hoti u ekzekutua me një plumb në kokë, ndërsa krimi mund të jetë kryer në provincën e Venecias, ku ai jetonte. Sipas hetuesve, 35-vjeçari nuk është vrarë në San Giorgio delle Pertiche, ku u gjet makina me trupin e tij, por është transportuar atje pas ekzekutimit.

Dy pistat kryesore që po hetohen nga prokurorët janë ajo e prishjes së pazareve të drogës, por edhe ajo e hakmarrjes së mundshme e lidhur me një atentat të ndodhur në natën mes 30 qershorit dhe 1 korrikut në Zianigo di Mirano ku një tjetër shqiptar u plagos me armë zjarri në shpatull pranë banesës së tij. 

Autoritetet besojnë se për vrasjen e Hotit dhe fshehjen e trupit janë përfshirë disa persona. Trupi i pajetë është sjellë tashmë në Shqipëri, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të diell në fshatin Gurrëz të Kurbinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat