Kudo ku ka debate dhe tema për shqiptarët, ai ka gjithmonë një koment dhe arsyetim. Agron Kolthi, i cili falë miqësisë që ka edhe me europarlamentarë, gjithmonë flet për Kosovën, Shqipërinë apo, siç e quan ai, Dardani dhe Iliridë.
Por patriotizmin dhe shqetësimin e tij gjatë këtyre ditëve e ka shprehur me një status të gjatë që ka shkruar në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan me dialektin e tij prej malësori, konkretisht kështu:
“Mramja e mirë, patriota shqiptarë. Nëse vërtet e doni Kombin, Atdheun, Gjuhën e flamurin kuq e zi, kurrë mos u dorëzoni. Patriotat, burri dhe plaku do jenë si dy kokat e shqiponjës. Politika le të livadhisi në mashtrimin e saj të pabesisë ndaj popullit. Ne kemi rrugën tonë dhe ne do jemi koka e Kombit shqiptar, sepse me vullnetin tonë të mirë thërrasim të gjithë: „PAQE, BASHKIM, VLLAZËRIM“ dhe Zotit tonë, Atit qiellor, i lutemi çdo sekondë që paqja të sundojë në Gadishullin Ilirik, Dardni Ilirik, Arbëri.
Kushdo që mendon se ne jemi pakicë, gabohet shumë, sepse ne jemi ata që e nisëm lirinë dhe bashkimin kombëtar, atë që e bëmë ne me patriotizëm, duke ia krijuar një rrugë të lirë dardanëve për me gëzue sot lirinë.
Ngushëllojeni hasmin e gëzohuni që e keni lirinë e fjalës prej shumë patriotave shqiptarë. Rrnoftë Shqypnia!“
Si duket, është aktualiteti i politikës shqiptare ai që e ka shqetësuar shumë lezhjanin e njohur, i cili jeton në Itali dhe që ka shpërthyer me këtë reagim të tij.
Ndërsa, në foton që po shihni, është Agroni me europarlamentaren Silvia Sardone, e cila kandidon për kryetare të komunës së Milanos.
BS