Ideja gjeniale e senatores, si Maradona mund të shkojë në duart e të gjithëve

Futboll

Ideja gjeniale e senatores, si Maradona mund të shkojë në duart e të gjithëve

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Ideja gjeniale e senatores, si Maradona mund të shkojë në duart e të gjithëve

Diego Maradona, ylli i futbollit botëror, i cili udhëhoqi Argjentinën në Kampionatin Botëror 1986, u nda nga jeta 2 javë më parë në moshën 60-vjeçare.

Në shumë vende figura e tij u lartësua, teksa në Napoli emërtuan stadiumin me emrin “Diego Armando Maradona”, kurse në Argjentinë Kupën.

Këtë të hënë senatorja argjentinase Norma  Durango paraqiti në Kongres një projektligj që e përjetëson Diegon. Me kalimin e këtij projektligji, fytyra e Maradonës do të shfaqet në njërën anë të kartmonedhës vendase, konkretisht në prerjen 1000 pesos.

Në anën tjetër do stampohet momenti i golit të dytë kundër Anglisë, i shënuar në Kampionatin Botëror të vitit 1986, kur edhe Argjentina ngriti trofeun. Projektligji i propozuar prej saj pritet të dëgjohet prej ligjvënësve në fillim të vitit të ardhshëm.

Senatorja Norma Durango deklaroi: “Ideja nuk është vetëm të njohim idhullin tonë më të rëndësishëm, por gjithashtu të mendojmë për çështjen ekonomike. Ne mendojmë se kur turistët vijnë këtu, ata do të duan të marrin me vete një Maradona”. Një ide mjaft interesante, që duhet pritur të kalojë në kongres fillimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat