Llapi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë, duke triumfuar me rezultat të thellë 4:1 në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Podujeva zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të marrë tri pikët e plota, ndërsa Vushtrria vazhdon të përballet me një krizë të thellë rezultatesh.
Për Llapin realizuan D'Almeida në minutën e 20-të, Ademi në minutën e 70-të, Yahaya në minutën e 84-t dhe Ramadani në minutën 90+1, nga pika e bardhë.
Mysafirët realizuan përmes Albijon Shurdhiqit, në minutën e 60-të.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Llapin, që synon të largohet sa më shumë nga pjesa e poshtme e tabelës.
Pas javës së 14-të, Llapi renditet në vendin e nëntë me 11 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.
Situata bëhet gjithnjë e më e vështirë për Vushtrrinë, e cila ka nevojë urgjente për rezultate pozitive për të dalë nga kriza.