​“Djajtë e Kuq” të interesuar për mbrojtësin e Brighton

Futboll

​“Djajtë e Kuq” të interesuar për mbrojtësin e Brighton

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Brighton

Manchester Unite janë të interesuar për mbrojtësin e Brighton Ben White, raporton “Manchester Evening News”.

Tekniku i United Solskjaer, dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes, ku në listën e mbrojtësve të preferuar janë ai i RB Leipzig Dayot Upamecano, mbrojtësi i Real Madridit Raphael Varane dhe së fundmi ai i Brighton Ben White.

Pavarësisht kësaj, United pritet të garojnë me skuadrën e Liverpoolit për shërbimet e 23 vjeçarit, i cili është duke pasur një sezone shumë të mirë me skuadrën e Brighton këtë edicion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat