Liverpooli synon transferimin e Lamine Camaras për 70 milionë euro!?

Futboll

Liverpooli synon transferimin e Lamine Camaras për 70 milionë euro!?

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 20:10
Futbollisti Lamine Camara

Liverpooli synon të transferojë mesfushorin e Monacos, Lamine Camara, gjatë afatit kalimtar të janarit, raportojnë mediat angleze.

Reprezentuesi i Senegalit është një nga objektivat kryesorë të gjigantit anglez. Gazetari Mark Bruce pretendon se bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit kanë avancuar në drejtim pozitiv.

Monaco thuhet se kërkon 70 milionë euro për kartonin e Camaras.

Sipas informacioneve, Liverpooli ka përfunduar një pjesë të rëndësishme të përgatitjeve për transferimin dhe është afër arritjes së marrëveshjes me përfaqësuesit e futbollistit për kushtet personale.

Megjithatë, deri më tani nuk ka ende marrëveshje të konfirmuar mes dy klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat