Carles Puyol merr një rol të ri në futboll

Futboll

Carles Puyol merr një rol të ri në futboll

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 20:15
Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol

Ish-kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, i është bashkuar zyrtarisht Inter Club d’Escaldes, skuadrës nga Andorra, ku do të marrë detyrën e drejtorit të marrëdhënieve dhe futbollit ndërkombëtar.

48-vjeçari do të nisë punën nga kjo e premte, me synimin për të ndihmuar klubin në zhvillimin dhe zgjerimin e tij përtej kufijve të Andorrës. Inter Escaldes po kalon një periudhë të rëndësishme, pasi është bërë skuadra e parë nga Andorra që ka arritur në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Puyol, kampion bote me Spanjën në vitin 2010 dhe fitues i tri trofeve të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, do të sjellë përvojën dhe emrin e tij në projektin e klubit andorran.

“Fitorja është gjithmonë e vështirë, por të qëndrosh në nivelin më të lartë është edhe më e vështirë. Sfida është të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ambicion dhe motivim për të arritur objektiva të rinj”, deklaroi Puyol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat