Anulohet suspendimi i Moratas, kthehet kundër Genoas

Futboll

Anulohet suspendimi i Moratas, kthehet kundër Genoas

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Alvaro Morata

Juventus do të luaj ndeshjen si mysafir ndaj Genoas, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Sulmuesi i Juventus, Alvaro Morata, u përjashtua nga loja ndaj Benevento, për sjelljet e tij dhe dënimi i tij u prit të jetë disa ndeshje.

Ai humbi derbin e qytetit ndaj Torino, të cilin e fitoi Juventus me rezultat 2-1, ku pas një disavantazhi arritën të rikthejnë rezultatin.

Tani spanjolli është i gatshëm për ndeshjen ndaj Genoas, kjo pasi që suspendimi i tij është anuluar.

Ai deri tani ka shënuar tre gola në shatë paraqitje në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat