Baseli rrezikon ta humbasë reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Baseli rrezikon ta humbasë reprezentuesin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 16:10
Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri

Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri, i cili aktualisht është i huazuar te skuadra austriake Austria Lustenau, mund të largohet përfundimisht nga Baseli.

“FC Baseli mund të mbetet pa dy futbollistë të tij, Marin Soticekun dhe Dion Kaçurin, të cilët aktualisht janë të huazuar te Hajduk Spliti dhe Austria Lustenau”, - shkruan media zvicerane “4-4-2.com”

Gjatë verës, klubi zviceran u nda përkohësisht nga plot dhjetë futbollistë. Ndër ta, vëmendje të veçantë po tërheqin Marin Soticek (Hajduku i Splitit) dhe Dion Kaçuri(Austria Lustenau), të cilët vitin e ardhshëm mund të largohen përfundimisht nga Baseli përmes opsioneve të blerjes.

“Të dy futbollistët janë titullarë të rregullt në skuadrat e tyre aktuale dhe po tregojnë paraqitje të mira. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm të mos kthehen më në Basel, pavarësisht se kanë kontrata ende aktive me klubin zviceran.

Soticek ka zhvilluar tashmë 20 ndeshje zyrtare për Hajdukun, ku ka shënuar tri gola dhe ka dhënë gjashtë asistime. Ai është aktivizuar edhe në ndeshjet e Ligës së Konferencës. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të rikthehet në Basel, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

E njëjta situatë vlen edhe për mesfushorin Dion Kaçuri. 22-vjeçari ka siguruar një vend titullari te skuadra austriake Austria Lustenau, ku luan në pozitën e mesfushorit defensiv. Madje, në një ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Ashtu si Soticeku, edhe Kacuri ka kontratë me Baselin deri në vitin 2028. Megjithatë, falë një opsioni blerjeje, edhe ai mund të transferohet përfundimisht te klubi austriak”, shkruan “4-4-2.com”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat