Berisha ka kaluar fazën e rikuperimit

Futboll

Berisha ka kaluar fazën e rikuperimit

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 16:45
Futbollisti Medon Berisha

Medon Berisha është pranë rikthimit në fushën e lojës pas një periudhe shumë të gjatë jashtë aktivitetit. Mesfushori shqiptar ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti larg futbollit për gati një vit dhe është rikthyer në stërvitje me grupin te Lecce.

Sipas mediave italiane, Berisha ka kaluar fazën e rikuperimit pas dëmtimit të tendinit të muskulit të drejtë femoral në kofshën e djathtë, të pësuar më 12 dhjetor 2025. Disa probleme të përsëritura kishin vonuar rikthimin e tij, por tashmë lojtari është sërish në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Franccesko.

Madje, mesfushori kuqezi pritet të jetë pjesë e listës së të grumbulluarve për transfertën ndaj Lazios, të vlefshme për javën e 12-të të Serisë A

. Një lajm shumë pozitiv për Berishën, i cili pas muajsh të tërë vuajtjesh fizike synon të rifitojë gradualisht ritmin dhe vendin e tij në skuadrën italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat