Barcelona kërkon deri në 120 milionë euro

Futboll

Barcelona kërkon deri në 120 milionë euro

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 19:32
Chelsea vazhdon të jetë e interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Fermín López

Chelsea vazhdon të jetë e interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Fermín López, për të cilin mund të ofrojë deri në 120 milionë euro.

Sipas mediumit “El Nacional”, klubi londinez mbetet i vendosur për ta transferuar futbollistin spanjoll, i cili është një prej lojtarëve të rëndësishëm në skuadrën katalunase.

Megjithatë, një largim i mundshëm i tij nuk do të ishte i mirëpritur as nga bashkëlojtarët. Lamine Yamal thuhet se nuk dëshiron ta humbasë shokun e tij të afërt, me të cilin ka një mirëkuptim të veçantë në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, Fermín López mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës. Ai ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2031, ndërsa klauzola e tij e lirimit është plot 500 milionë euro.

Për momentin, nuk ka sinjale konkrete se mesfushori dëshiron të largohet nga “Camp Nou”, por interesimi i Chelseat dhe shuma e mundshme prej 120 milionë eurosh mund ta bëjnë këtë një prej temave të rëndësishme të merkatos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat