Më 19 nëntor, Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut caktoi gjyqtarët për ndeshjet e javës së 14-të të kampionatit elitar (PMFL).
Në qendër të vëmendjes është derbi mes Vardarit dhe Tikveshit, i cili do të zhvillohet të shtunën, në stadiumin “Todor Proeski”, me fillim nga ora 13:00. Për gjyqtar kryesor të kësaj përballjeje është caktuar Fatmir Bafto.
Java e 14-të nis të premten me ndeshjen Shkëndija e Haraçinës – Bashkimi, e cila do të luhet në Çair, nga ora 13:00. Drejtësinë në këtë takim do ta ndajë Stojançe Trpeçevski.
Të shtunën do të zhvillohet edhe përballja mes Skopjes dhe Arsimit, në Autokomandë, me fillim nga ora 12:00.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Aleksandar Grujoski.
Ndërkohë, të dielën në Shtip, Bregallnica do të jetë nikoqire e Struga Trim Lumit. Ndeshja do të nisë në orën 12:00, ndërsa gjyqtar kryesor është caktuar Done Ristovski.
Një orë më vonë, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Sileksin.