Braida për kthimin e brazilianit në fushë

Futboll

Braida për kthimin e brazilianit në fushë

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 16:16
Ariedo Braida, zëvendëspresidenti i Ravennas

“Për këdo që e dashuron futbollin, ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Ronaldinho është vetë thelbi i futbollit.

Është kënaqësi edhe thjesht të qëndrosh pranë tij.

Të përcjell gëzimin e jetës dhe të futbollit. Është një fëmijë për gjithë jetën dhe do të luajë futboll deri në fund të saj”.

Kështu u shpreh Ariedo Braida, zëvendëspresidenti i Ravenna, për rikthimin e Ronaldinhos në fushë të dielën, kundër Forli. Braida nuk konfirmoi nëse braziliani 46-vjeçar do të luajë sërish:

“Për ne ishte emocion, kënaqësi dhe nder. Për një ditë arritëm të tërhiqnim vëmendjen e të gjitha mediave të botës”.

Ndërkohë, Gianfranco Zola u shpreh i befasuar nga rikthimi i brazilianit, por theksoi se misioni i Serie C është tjetër: “Ronaldinho është një nga ata futbollistë që kanë frymëzuar miliona të rinj. Jemi të lumtur që vazhdon t’i frymëzojë. Gjithsesi objektivi ynë duhet të jetë krijimi i kushteve më të mira që të rinjtë e frymëzuar prej tij të zhvillohen dhe të ndjekin rrugën e tyre në futboll”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat