Është mbyllur java e tretë e kampionatit të futbollit amator, FSHF Sunday League 9×9, me 14 ndeshje të zhvilluara në të dy grupet, A dhe B, ku nuk kanë munguar golat, rezultatet interesante dhe rivaliteti mes skuadrave pjesëmarrëse.
Në Grupin A, M&D, FC Domja, Elso, North Gate, FC Vibes dhe ATS arritën të sigurojnë tri pikët në këtë javë. Elso regjistroi një fitore të thellë 5-0 ndaj FC Anuar Construction, ndërsa FC Domja triumfoi 4-2 përballë FC Tigres. Një përballje e luftuar ishte ajo mes Jata Market dhe North Gate, e cila përfundoi me fitoren 4-3 të North Gate. Takimi mes Coca Cola Tepelena dhe FC Krypton u mbyll në barazim 1-1.
Edhe në Grupin B, java e tretë solli rezultate bindëse dhe përballje të luftuara. FC Luminesen fitoi 4-0 ndaj Primo MFC, ndërsa Vila-L MFC dhe Dymbëdhjeta regjistruan fitore përkatësisht 2-0 ndaj Three Lions 9×9 dhe 4-1 ndaj Sons 9×9. Fitore siguruan gjithashtu IMMI, FC Implant Swiss dhe Legjendat TT. Ndërkohë, sfida mes Antigonean dhe Barrikada u mbyll në barazim 1-1.
Rezultatet
Grupi A
E hënë, 16 nëntor
M&D – Dragons 3-0
Jata Market – North Gate 3-4
FC Domja – FC Tigres 4-2
Elso – FC Anuar Construction 5-0
Coca Cola Tepelena – FC Krypton 1-1
Albamer – FC Vibes 1-2
ATS – 111 Complex 3-2
Grupi B
FC Luminesen – Primo MFC 4-0
FB Passion – IMMI 1-2
Vila-L MFC – Three Lions 9×9 2-0
Dymbëdhjeta – Sons 9×9 4-1
Antigonean – Barrikada 1-1
FC Implant Swiss – K.F. Bulqiza 9×9 3-0
Legjendat TT – Matrix FC 1-0
FSHF Sunday League 9×9 vijon rrugëtimin e sezonit 2026–2027, duke sjellë çdo javë përballje të reja dhe duke promovuar futbollin amator, pjesëmarrjen dhe pasionin për lojën.