“Alarm” për futbollin shqiptar

Futboll

“Alarm” për futbollin shqiptar

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem në futbollin shqiptar.

Së fundmi u bllokua merkato e Dinamos, pasi e humbi dje një gjyq në FIFA.

Në total janë 21 çështje të humbura. Pesë i përkasin Tiranës dhe një Dinamos në Abissnet Superiore. Dy klubet e kryeqytetit janë në kohë për t’i shlyer detyrimet dhe për të afruar lojtarë të rinj.

Në Kategorinë e Parë është Flamurtari me gjashtë gjyqe të humbura, ndërsa më tej qëndron Bylisi dhe Kukësi. E paqartë mbetet situata me Orikun, i cili e ka emrin në listë që nga shkurti i vitit 2025. Megjithatë ka regjistruar lojtarë pa problem në Shqipëri dhe tashmë luan në Kategorinë e Parë.

Dy klube të tjera që aktualisht nuk janë aktive, por kanë humbur gjyqe, janë Valbona dhe Luftëtari. Bëhet fjalë për klubin e vjetër të Gjirokastrës që ka falimentuar.

Abissnet Superiore

Tirana(5 çështje), Dinamo

Kategoria e Parë

Flamurtari(6 çështje), Bylis, Kukësi, Oriku

Të tjerë

Valbona(2 çështje), KS Luftëtari(4 çështje në klubin e vjetër)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat