Vetëm 3 titullare në stërvitje te Vllaznia

Futboll

Vetëm 3 titullare në stërvitje te Vllaznia

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 15:34
Nga ekipi bazë, vetëm tri futbolliste ishin prezente

Vetëm 3 titullare në stërvitje te Vllaznia, ekipi shkodran në kolaps total pak ditë para ndeshjes!

Në raportimet e fundit nga mediat lokale në Shkodër, konkretisht “veriusport.al”, teksa ekipi i Vllaznisë për vajza po kryente stërvitje, dalloheshin një numër i reduktuar lojtaresh, duke u përgatitur para ndeshjes me Atletik Klub, e planifikuar të shtunën në orën 15:30, në “Reshit Rusi”, java e 8-të në Abissnet Superiore.

Nga ekipi bazë, vetëm 3 futbolliste ishin prezente, fjala për kapitenen Megi Doçi, Klaudia Borçi dhe Rosela Vasa, kurse pjesa tjetër ishin të moshës 15-16 vjeçe.

Trajneri i vajzave kuqeblu, Nikolin Leka, ka paralajmëruar më herët rrezikun se Vllaznia mund të shkrihet, ndërsa në kampionat mbajnë vendin e 4-t me 12 pikë pas 7 javësh, 9 më pak se Apolonia kryesuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat