Përplasja për pushtet në FIFA: Letër shqetësuese nga evropianët, rritet presioni ndaj Infantinos

Futboll

Përplasja për pushtet në FIFA: Letër shqetësuese nga evropianët, rritet presioni ndaj Infantinos

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 17:16
Në opozitë ndaj FIFA-s UEFA, e udhëhequr nga presidenti Aleksander Ceferin (këtu gjatë Çmimit të Madh të Formula 1 në Monza).

UEFA po e shton presionin ndaj FIFA-s.

Në një letër ankese, përfaqësuesit evropianë e akuzojnë presidentin Gianni Infantino për zvarritje të qëllimshme të përgjigjeve dhe të dhënave të kërkuara.

Tetë anëtarë të Këshillit të UEFA-s i kanë dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, në të cilën i referohen “pyetjeve dhe kërkesave për informacione” të paraqitura nga evropianët më 19 dhe 23 tetor.

“Deri më sot, FIFA nuk i është përgjigjur asnjërës prej këtyre pyetjeve. Po ashtu, nuk ka vënë në dispozicion asnjërin prej dokumenteve të kërkuara”, thuhet në letrën e dërguar të gjithë anëtarëve të Këshillit të FIFA-s.

Sipas nënshkruesve, kjo vonesë është e pakuptueshme.

Evropianët nuk janë të kënaqur as me premtimin e FIFA-s për të shqyrtuar dokumentacionin. Ata synojnë të marrin informacione që shkojnë përtej planit të dështuar të Infantinos për investitorët.

“Jemi të shqetësuar se një shqyrtim i tillë duket se do të kufizohet vetëm në ‘dokumentet kryesore’, të cilat lidhen ekskluzivisht me propozimin e dështuar të FFE-së”, thuhet më tej në letër.

Nëse FIFA vazhdon me këtë qasje, përfaqësuesit evropianë konsiderojnë se të drejtat e tyre do të kufizohen.

“Në fund të fundit, çështja është nëse presidenti i FIFA-s dhe administrata e saj e pranojnë detyrimin për të dhënë llogari para Këshillit të FIFA-s”, theksohet në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat