Pranë legjendës ballkanase dhe presidentit të UEFA-s, ish-drejtori i Partizanit tërheq vëmendjen te kombëtarja

Futboll

Pranë legjendës ballkanase dhe presidentit të UEFA-s, ish-drejtori i Partizanit tërheq vëmendjen te kombëtarja

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 17:07
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, tetovari shfaqet pranë Goran Pandevit, ndërsa në sfond shfaqet edhe presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin

Pranë legjendës ballkanase dhe presidentit të UEFA-s, ish-drejtori i Partizanit tërheq vëmendjen te kombëtarja!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Partizanin në Superiore, si drejtor sportiv, Agim Ibraimi mbetet i përqendruar vetëm te kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, aty ku mban pozitën e anëtarit në bordin drejtues.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, tetovari shfaqet pranë legjendës maqedonase, por që la “gjurmë” edhe te Interi, Goran Pandev, ndërsa në sfond shfaqet edhe presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin.

Si lojtar, Agim Ibraimi ka “shëtitur” në shumë klube dhe disa shtete, duke nisur me Maqedoninë, Austrinë, Slloveninë, Turqinë, Italinë, Kazakistanin, e për të mbyllur te Dinamo në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat