Genoa shkarkon trajnerin Maran

Futboll

Genoa shkarkon trajnerin Maran

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 11:21
Rolando Maran

Klubi italian Genoa, ka shkarkuar trajnerin Rolando Maran pas rezultateve negative që ka pasur ekipi.

Vetëm një fitore kishte arritur Genoa këtë sezon në fillim ndaj skuadrës Crotone, dhe që nga atëherë kanë regjistruar vetëm rezultate negative.

“Klubi i Genoas njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me Rolando Maran. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij teknik për punën e bërë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Zëvendësim i Maran do të jetë Davide Ballardini, i cili do të nënshkruaj sot marrveshjen me Genoan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat