Haaland është i gatshëm të ‘largohet’

Futboll

Haaland është i gatshëm të ‘largohet’

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:59
Haaland

Legjenda e Bayern Munich, Lothar Matthaus beson se ylli i ekipit të Borussia Dortmund Erling Haaland është i gatshëm për një largim.

20 vjecari ka nënshkruar kontratë me klubin e Dortmundit në janar dhe ka shënuar 33 gola në 32 paraqitje deri tani.

Ish ylli i Bayern Munich thotë: “Erling Haaland është një lojtar pozitiv jo vetëm për Dortmund por për gjithë Bundesligën”.

Ai gjithashtu thotë se Haaland vetëm në moshën 20 vjeçare po arrin këto shifra.

“Ai është një maqinë e golave. Një sulmues i cili fluturon drejt golit. Ai sjell energji pozitive në ekipin kurdo që ai shënon gola. Është i pazëvendësueshëm”.

Matthaus gjithashtu bën një krahasim mes Haaland dhe Lewandowski. “Haaland konsiderohet të jetë i njëjtë për Dortmund sikurse Lewandowski te Bayern. Të dy janë përgjegjësit kryesor për shënimin e golave dhe në krye të detyrës për ta udhëhequr skuadrën. Ai është një lider në moshën 20 vjeçare”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat