Pochettino ka arritur marrëveshje me PSG-në!?

Futboll

Pochettino ka arritur marrëveshje me PSG-në!?

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Pochettino ka arritur marrëveshje me PSG-në!?

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino së shpejti do të bëhet me punë.

Pochettino ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin dhe kanë mbetur vetëm detajet për të firmosur kontratën.

Sipas raportimit të njërit nga ekspertëve të merkatos, Fabriziano Romanos, epoka e re te klubi kryeqytetas ka filluar.

Pochettino suksesin më të madh e ka arritur me “Spurs” në vitin 2019, vit ky kur edhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri në fjalë do ta zëvendësojë trajnerin gjerman, Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat