Llapi transferon një mbrojtës nga Belgjika

Futboll

Llapi transferon një mbrojtës nga Belgjika

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:58
Llapi transferon një mbrojtës nga Belgjika

KF Llapi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Amir Hossari. Trajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina këtë e ka konfirmuar për Insportin, duke deklaruar se janë në pritje të tij. Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë, me shtetësi të dyfishtë, duke poseduar pasaportën e Belgjikës dhe Libanit.

Numri një i Llapit, deklaroi se është në pritje të Hossarit dhe me shumë gjasë të premten (nesër) do të bëhet prezantimi i tij, para nisjes në Turqi për fazën përgatitore.

“Nga nesër ne do të udhëtojmë  për Antalya edhe sot shpresojmë që të arrijë transferimi i fundit i cili do të jetë këtu në Kosovës. Amir Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë.

Ai vjen nga Belgjika, nesër presim të bëjmë zyrtarizimin dhe në mbrëmje të fluturojmë për në Turqi. Është një futbollist algjerian, i cili ka ka bërë karrierë në Belgjikë”.

Hossari është 27 vjeçar dhe skuadra e tij e fundit është Shabab El-Bourj SC nga Libani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat