Trajneri gjerman habit për Xherdan Shaqirin

Futboll

Trajneri gjerman habit për Xherdan Shaqirin

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:34
Trajneri gjerman habit për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar punën e sulmuesit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ai ishte në formacionin bazë kundër Manchester Unitedit duke luajtur 76 minuta pastaj u zëvendësua me Curtis Jones.

Sidoqoftë, tekniku gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, sepse ka mundur të luante edhe më shumë.

“Shaq është vërtet në formë të mirë. Ndoshta mund të luante edhe pak më shumë, mirëpo nuk isha i sigurt”.

“Ishte kohë e gjatë që nuk ka luajtur nga fillimi, por ishte vërtet i mirë. Shaq ishte aty dhe ndihmoi me të madhe”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do jetë në formacionin bazë në përballjen e radhës kundër Burnleyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat