Ballkani rikthehet në Kosovë

Futboll

Ballkani rikthehet në Kosovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:51
Ballkani rikthehet në Kosovë

Ballkani përmes faqes zyrtare ka njoftuar se kanë mbyllur përgatitjet e fundit në Antalya të Turqisë dhe se sot në mbrëmje pritet të rikthehen në Kosovë.

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, gjatë kësaj periudhe zhvilloi katër ndeshje miqësore dhe me ndeshjet kontrulluese ka treguar se është duke treguar një formë tejet të lartë.

Teksa ka fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Turqi.

Disa lojtarë te Ballkani vazhdojnë të tregojnë formë të lartë, e disa nga ta janë golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku së bashku me Armend Thaçin.

“Sot në mbremje skuadra rikthehet në Kosovë, do të pushojë dy ditë dhe më pas do të fillojë me seancat përgatitore”, njoftuan klubi përmes llogarisë së facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat