Uzuni: Stafi më dërgon ndeshjet e kundërshtarëve

Futboll

Uzuni: Stafi më dërgon ndeshjet e kundërshtarëve

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:51
Uzuni: Stafi më dërgon ndeshjet e kundërshtarëve

Myrto Uzuni është një nga legjionarët më të spikatur teksa në ndeshjet e këtij sezoni është bërë protagonist me fanellën e Ferencvarosh në Hungari.

Por, të gjitha arritjet janë rezultat i një pune të madhe, teksa në një intervistë për Sport Magazine, sulmuesi thekson se stërvitet 1 orë deri në 2 orë e gjysmë, ndërsa shton se në kombëtare sheh më të përshtatshëm si partner në fushë, Balajn, Cikalleshin apo Manaj.

“Stafi më dërgon ndeshjet e kundërshtarëve dhe unë duhet të studioj kundërshtarët në pozicionin tim mbrojtës i djathtë ose portierin në goditje standarde. Duhet ti studioj dhe të jap më të mirën në fushën e lojës.  Stërvitem vetëm me ekipin sepse ndeshjet janë të ngjeshura, 1 orë-2 orë e gjysmë. Por më përpara ka qenë 3-4 orë në ditë”.

Kombëtarja- “Për kombëtaren unë jam në dispozicion kudo që trajneri të më vendosë pasi ato janë zgjedhje të tij dhe përgjegjësitë i ka trajneri. Nëse mua më jepet mundësia të luaj mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë, kudo që trajneri të vendosë unë do të jap maksimumin tim.

Por realisht në fushë ndihem mirë me skemën 4-2-3-1 ose 4-3-3 që mund të luaj si sulmues. Në sulm kemi lojtarë shumë të mirë. Me Cikalleshin, Manaj dhe Balaj përshtatem pasi ata janë lojtarë më me fizik, kurse unë jam më teknik dhe i shpejtë”, u shpreh Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat