Strakosha afër Bundesligës

Futboll

Strakosha afër Bundesligës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Strakosha afër Bundesligës

Borussia Dortmund dëshiron të përforcohet me një portier. Sipas “Sky Germany”, drejtuesit e klubit e dëshirojnë portierin e Lazios, Thomas Strakosha.

Portieri shqiptar pritet të largohet nga ekipi italian pasi ka humbur vendin e titullarit.

Krerët e klubit të Dortmundit thuhet se kanë nisur bisedimet me menaxherin e portierit.

25-vjeçari thuhet se është dëshira kryesore e klubit gjerman. Dortmundi për t’i siguruar shërbimet e Strakoshës, do të ofrojë rreth 25 milionë euro.

Strakosha ka kontratë me Lazion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat