Lëndohet sërish Enis Bardhi

Futboll

Lëndohet sërish Enis Bardhi

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:23
Lëndohet sërish Enis Bardhi

Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll, Enis Bardhi, për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë, do të duhet të pauzojë së paku 10 ditë.

Skuadra spanjolle e Levantes konfirmoi se në stërvitjen e fundit, Bardhi ka ndjerë dhimbje të çuditshme dhe duhej menjëherë të kryejë ekzaminimet mjekësore.

Mesfushori shqiptarë, dy muaj të plota ishte jashtë terrenit për shkak të lëndimet të shpinës dhe tani do të pauzojë së paku 10 ditë.

Bardhi me siguri nuk do të jetë përball Atletik Bilbaos gjatë ditës së premte dhe mund të mungojë edhe në përballjen ndaj skuadrës së njëjtë, në kuadër të Kupës së Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat