Feronikeli - Drita, derbi i madh

Futboll

Feronikeli - Drita, derbi i madh

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:01
Feronikeli - Drita, derbi i madh

Feronikeli pret Dritën në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të në elitën e futbollit tonë.

Dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë edhe pse kanë objektiva krejtësisht të kundërta.

Vendasit ende nuk janë të qetë pasi rrezikojnë rënien, derisa mysafirët kërkojnë fitoren për tu rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Takimi që do të fillojë nga ora 13:30 pritet të jetë shumë interesant për faktin se dy skuadrat duan fitoren.

Në dy ballafaqimet e para këtë edicion, Drita ka bilanc më të mirë me një fitore e një barazim.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Bujar Selimaj e Besnik Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat