Arbëria ndeshjet si vendas do t’i luaj në një tjetër stadium

Futboll

Arbëria ndeshjet si vendas do t’i luaj në një tjetër stadium

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Skuadra e Arbërisë gjatë tërë këtij sezoni nuk ka mundur t’i zhvilloj ndeshjet në qytetin e Lipjanit për shkak të problemeve me stadiumin.

Për shkak të kësaj, skuadra nga Dobraja është detyruar të ndryshoj shpesh lokacionet për ndeshjet si vendas.

Së fundmi, Arbëria ndeshjet si vendas i luajti në Ferizaj, por klubi nga Lipjani është detyruar që përsëri të ndryshoj lokacion.

Në një prononcim, trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka treguar se tash e tutje skuadra e tij ndeshjet si vendas do t’i luaj në stadiumin e Llapit “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e Llapit ia ka mundësuar Arbërisë që edhe t’i zhvilloj stërvitjet në stadium.  

Stadiumi i qytetit të Lipjanit ende nuk është gati për t’u përdorur. Edhe skuadra tjetër nga Lipjani, UIpiana po detyrohet që ndeshjet si vendas t’i luaj në tjetër lokacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat