Futbollistët e Kosovës standardë, dramë në ndeshjen Hannover – Hamburger SV

Futboll

Futbollistët e Kosovës standardë, dramë në ndeshjen Hannover – Hamburger SV

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:26
Haraguchi

Reprezentuesit e Kosovës, Florent Muslija dhe Valmir Sulejmani, u paraqitën standardë për Hannoverin,  të cilët si vendas luajtën baras (3.3) me Hamburger SV. 

Ndeshje me rivalitet të madh dhe me gjashtë gola. 

Sulejmani u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë dhe Muslija në minutën e 69-të. 

Për Hannoverin shënuan Haraguchi (56' e 84'), Ducksch (68') dhe për Hamburger SV Hunt (14', 34' e 50').

Hamburger SV avancoi me 0:3, por vendasit e barazuan dhe deri në fund ndeshje u përshkrua me një rivalitet të madh.

Pas javës së 27 në Bundesliga II, Hamburger SV renditet në vend të dytë me 50 pikë dhe Hannover është i 9-ti me 36 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat