Hysaj te Milani?

Futboll

Hysaj te Milani?

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:59
Hysaj te Milani?

Në ditët e fundit po diskutohet shumë për të ardhmen e Elseid Hysaj. Për momentin i sigurt është vetëm largimi i kuqeziut nga Napoli në fund të këtij sezoni me parametër zero.

Hysaj nuk do të rinovojë me të kaltrit dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Gjasat më të mëdha janë që zëvendës-kapiteni i kombëtares shqiptare të qëndrojë në Apenine, ndërkohë që pas Romës në garën për të firmosur me Hysajn është futur fuqishëm edhe Milani.

I pyetur mbi këtë çështje menaxheri i mbrojtësit shkodran Mario Giuffredi në një intervistë nuk ka zbuluar asgjë lidhur me të ardhmen e Hysajt.

“Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është akoma e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo me çdo kusht në Milano. Fati i tij nuk është shkruar ende. A është i vërtetë interesi i Milanit? Nuk bëj dot asnjë koment”, ka thënë Giuffredi mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat