Paçarada lojtar i ndeshjes në Gjermani, me notë 9.4

Futboll

Paçarada lojtar i ndeshjes në Gjermani, me notë 9.4

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:29
Leart Paçarada

Futbollisti Leart Paçarada ka treguar lojën më të mirë të kampionatit në Bundesliga II. 

Ka pak futbollist që me të majtën e tyre godasin dhe heshtin rivalët, po është Paçarada ai që vepron me të dyja këmbët, që besa të majtën e tij e ka më të përsosur se të djathtën. 

Djali i ish portieri të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriu, sot tregoi paraqitje fenomenale, më së miri e dëshmon një eurogol nga rreh 22-23 metra ku topi futet në këndin e epërm të djathtë pikërisht në minutën e 22-të dhe asistimin në golin e katërt në minutën e 50-të.

Image

Notat e lojtarëve

Paçarada lëvizi me një ritëm të veçantë, në fushë, i pakapshëm për rivalët dhe motivues për bashkëlojtarë, ndërsa St. Pauli sot triumfoi me rezultat 4:0 në kuadër të javës së 29-të. 

Faqja e specializuar “sofascore” e vlerësoi me notën fantastike, 9.4. Paçarada u zgjodh lojtar i ndeshje dhe bindshëm më i mirë se të tjerët. Lojtari nga Kosova, para më shumë se 10 ditë ishte zgjedhur lojtar i ndeshjes dhe brenda një periudhe të shkurtër sërish më i miri,  sot me notën që shumë lojtar e ëndërrojnë, 9.4.

St. Pauli renditet në vend të gjashtë me 44 pikë, një pozitë superiore kur dihet se ishin në fund të tabelës para disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat