Prapaskenë mes Realit dhe Lautaros

Futboll

Prapaskenë mes Realit dhe Lautaros

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:11
Prapaskenë mes Realit dhe Lautaros

Lautaro Martinez është një nga futbollistët e Inter që më së shumti ka kërkesa në merkato. Në fakt, klubi dhe lojtari janë afruar pas zërave për një largim në verën e kaluar dhe së fundmi ka qenë edhe çështja e rinovimit.

Megjithatë, duket se Real Madrid ka punuar në fshehtësi me argjentinasin dhe menaxherin e tij, aq sa Cuatro.com, pretendon se palët kanë arritur një marrëveshje.

Sigurisht, nëse diçka e tillë do të vërtetohej atëherë do të nervozonte drejtuesit italianë duke qenë se gjithçka është bërë pas shpinës së tyre.

Megjithatë, sërish te Interi do të ishin të gatshëm ta largonin sulmuesin për të rregulluar bilancet, nëse Los Blancos do të ishin të gatshëm për të përmbushur kërkesat e tyre. Gjithsesi, mbetet për t’u parë pasi duke qenë se Reali nuk heq dorë nga emra si Haland apo Mbape.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat