Silva shpreson të takohet me Milanin në LK

Futboll

Silva shpreson të takohet me Milanin në LK

Më: 11 maj 2021 Në ora: 08:06
Thiago Silva

Mbrojtësi i Chelseas, Thiago Silva shpreson të përballet me Milanin në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, por pranoi se u ndje keq kur pa brazilianët e Juventusit të humbasin ndaj “Rossonerëve”.

Silva kaloi tri sezone e gjysmë te Milan para se të kalonte te PSG-ja në vitin 2012.

Braziliani asnjëherë nuk është përballur me klubin italian, por shpreson ta bëjë sezonin tjetër.

“Kam menduar për këtë moment që kur u largova nga Milan, kam menduar për kualifikimin e Milanit çdo vit”.

“Këtë sezon jemi shumë afër. E pashë ndeshjen ndaj Juventusit. U ndjeva pak keq për brazilianët: Danilo, Sandro, Arthur edhe për Buffon sepse luajtëm se bashku në Paris”.

“Por, Milan luajti lojë të mirë dhe merituan fitoren. Mendoj se e meritojnë kualifikimin në Ligën e kampionëve. Kanë pasur sezon të mirë dhe e meritojnë se çfarë kanë bërë në gjashtë-shtatë muaj”.

“Ende jam tifoz i Milanit, shpresoj të takohemi dhe të rikthehem në “San Siro”, që është stadium i veçantë për mua”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chelsea është në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat