Italia do të vazhdojë me Roberto Mancinin

Futboll

Italia do të vazhdojë me Roberto Mancinin

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:26
Italia do të vazhdojë me Roberto Mancinin

Italia do të vazhdojë me Roberto Mancinin trajner edhe pas Europianit. Njoftimi zyrtar ende nuk është bërë, por presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka dhënë siguri të mjaftueshme marrëveshja e re do të bëhet publike së shpejti.

“Me Mancini kemi arritur në një nivel të mirë. Po punojmë për rinovimin.

Ne kemi marrë përsipër një angazhim: para fillimit të grumbullimit, në Sardenjë, më 24 maj, do të kemi sigurisht njoftimin zyrtar. Kane mbetur vetëm detajet e fundit.”

Një vlerësim që shkon përtej objektivave të arritura tashmë, pasi kërkohet më shumë.

“Puna e Mancinit nuk mund të ndërpritet, me të kemi filluar një rrugë të përqendruar vetëm thjesht tek objektivat, ndonëse ata na japin kënaqësi të madhe. Më shumë se suksesi na kënaq rruga që të çon te ky sukses. Deri në këtë këtë moment kryer një punë e jashtëzakonshme nga një trajner dhe një njeri, që duhet vlerësuar dhe mbështetur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat