Tifozët shkodran “pushtojnë” me mesazhe Koço Kokëdhimën

Futboll

Tifozët shkodran “pushtojnë” me mesazhe Koço Kokëdhimën

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:19
Tifozët shkodran “pushtojnë” me mesazhe Koço Kokëdhimën

Për shumëkënd cilësohet se Vllaznia e ka humbur titullin kampion dhe se Teuta është gati për të ngritur trofeun në qiell, por futbolli e ka treguar gjithmonë se nuk është shkencë ekzakte.

Pra pavarësisht shansve më të vogla që kanë shkodranët duke parë ndeshjet e fundit, ekziston mundësia për të qenë fitues dhe duhet të kapesh fort pas saj në mënyrë që të mbërrihet te suksesi.

Por jo gjithçka varet nga Vllaznia që përballë saj do të ketë Laçin dhe misioni mbetet i vështirë për të fituar thellë ndaj kurbinasve. Në krahun tjetër, Teuta do të luajë kundër Apolonisë.

Duke ditur se Vllaznia duhet të fitojë me një gol më shumë sesa suksesi i durrsakëve ndaj ekipit fierak, tifozët shkodranë kanë “pushtuar” me mesazhe Koço Kokëdhimën.

Ajo që i premtohet presidentit të Apolonisë mes humorit është ndërtimi i bustit në Shkodër, duke i kërkuar në të gjitha mënyrat dhe format që të mbahet fortë me Teutën. Njëkohësisht mesazhet kanë mbërritur deri te vajza e tij, këngëtarja e njohur në Shqipëri, Besa Kokëdhima, për t’i treguar mirënjohjen e shkodranëve në rastin e suksesit kundër Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat